Jetesë & Stil

Veshja e Rihanës në ‘Met-Gala’ tërheq të gjithë


Mbrëmja e “ Met Galasë”, është ndër eventet më të rëndësishme sa i përket botës së Holliwood-it. Të shumtë kanë qënë vipat që kanë zgjedhur veshje nga më të ndryshmet për të rënë në sy.

Riahana, e klasifikuar si bilonere kohët e fundit, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në mbrëmjen e ‘ Met Gala-s”.

Ajo përshkoi tapetin e kuq, e veshur me një fustan të zi. Fustani i saj i fryrë Balenciaga ishte i gjatë deri në dysheme dhe me një jakë të ekzagjeruar, e gjitha në material najloni.

Në kokë kishte vendosur një kapuç të thjeshtë në ngjyrë të zezë, që  përshtatej me fustanin.

Milarderja bukuroshe e kompletoi pamjen e saj me aksesorë të cilët binin shumë në sy. Ajo mbante në qafë një varëse të trashë me diamant dhe poshtë kapuçit kishte vendosur një bizhuteri me gurë të çmuar.

Ajo ishte e shoqëruar së bashku me të dashurin e saj Asap Rocky, i cili kishte kpminuar veshjen me këngëtaren.

Ajo që ka habitur të gjithë ka qenë vonesa e këngëtares së muzikës pop në mbrëmjen madhështore.

Tifozët e yllit po prisnin me padurim ardhjen e yllit gjatë gjithë natës pasi thashethemet për pjesëmarrjen e saj qarkulluan pas njoftimit të saj në Instagram Story se ajo po organizonte ngjarjen vjetore pas festës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore