Muzikë

Venezuela thyen rekordin e “Guinness” për orkestrën më të madhe


Orkestra më e madhe në botë sipas - Guinness

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar Albanian Post, Sistemi Kombëtar i Orkestrave të Rinisë dhe Fëmijëve të Venezuelës ka vendosur një rekord të ri “Guinness” për orkestrën më të madhe në botë me një numër prej gjithsej 8 mijë e 573 muzikantësh që luajnë së bashku.

Muzikantët, nga mosha 12 deri në 77 vjeç, provuan rekordin gjatë një koncerti me motive patriotike në një akademi ushtarake në kryeqytetin e Karakasit.

Për të vendosur rekordin, duheshin numëruar më shumë se 8 mijë e 97 muzikantë, duke luajtur në të njëjtën kohë gjatë një periudhe pesë minutëshe të pjesës së Çajkovskit, për të mposhtur rekordin e vitit 2019 të vendosur nga Rusia.

Rrjeti i orkestrave – i njohur si “El Sistema” ose “The System” – mblodhi rreth 12 mijë muzikantë për koncertin, teksa më shumë se 250 mbikëqyrësve iu caktua secili një grup muzikantësh për të vëzhguar gjatë përpjekjes për regjistrim.

Orkestra më e madhe në botë sipas – Guinness.

Pasi gjyqtarët diskutuan për 10 ditë, ekspertja e rekordeve botërore “Guinness”, Susana Reyes, njoftoi se “El Sistema” kishte qenë i suksesshëm në vendosjen e rekordit të ri.

Dirigjenti drejton mijëra muzikantë të Sistemit Kombëtar të Orkestrave dhe Koreve Rinore të Venezuelës gjatë një koncerti.

Sipas rekordeve botërore të Guinness, muzikantët duhet të luajnë njëkohësisht pa ndërruar njerëz brenda dhe jashtë, ose ua huazojnë instrumentet e tyre lojtarëve të tjerë.

Muzikantët u përgëzuan nga Ministri i Informacionit i Venezuelës, Freddy Nanez dhe ambasadori rus në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Gjatë transmetimit, presidenti Nicolas Maduro tregoi certifikatën nga Rekordet Botërore “Guinness” ku u pa edhe zyrtarisht se “El Sistema” theu rekordin.

Kriteret kërkojnë që muzikantët të luajnë njëkohësisht pa ndërruar njerëz brenda dhe jashtë, ose pa u dhënë hua instrumentet e tyre lojtarëve të tjerë.

Ndryshe, “El Sistema” numëron rreth 350 mijë fëmijë dhe të rinj në radhët e saj, duke luajtur në një rrjet prej 180 orkestrash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore