Lajme

Vendoset ligji Marshall, Rusia merr hapin e radhës


Sipas sekretarit për sigurinë kombëtare pranë Këshillit të Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka raportime shumë të qarta se Federata ruse  ka ndërmend të vendosë ligjin Marshall – shpalljen e gjendjes së luftës – brenda 4 marsit.

Këtë pretendim, Danilov e ka thënë ndërkohë që po fliste për televizionin ukrainas 24.

“Së pari, në të dhënat që kanë njësitë tona të inteligjencës, prej 4 marsit, Rusia është e vendosur ta marrë hapin për të shpallur gjendjen e luftës”, artikuloi Danilov.

Këshilltari, vijon më tej duke thënë se është kurioz se si do të pritet lajmi në Moskë dhe në Shën Petërburg, pasi rusët të kuptojnë se në çfarë situate janë në të vërtetë.

Ndër të tjera, Danilov mendon po ashtu se pjesëtarët e kabinetit të Putinit, nuk e kuptojnë saktësisht se çfarë ndodh në mendjen e shefit të tyre.

“Bombardimet mbi qytetet tona të paqta, si Kharkivi, i qyteteve historike apo vrasja e fëmijëve të pafajshëm. Çfarë po mendon ai, që po e ndërmerr gjithë këtë?”, shtroi pyetjen Danilov.

Ndërsa në përmbyllje të intervistës, ai pati një replikë edhe me ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov, i cili ka deklaruar më parë se nacionalistët, duhet të zhbëhen nga Ukraina.

“Epo, atëherë, 95% tonën, duhet ta vrisni”, përmblodhi Danilov.

Ndërsa, indicie të tilla se ligji Marshall është shumë pranë vendosjes, vijnë edhe nga Moska. Megjithatë, një njoftim zyrtar, nëse Rusia do ta quajë zyrtarisht luftë këtë me Ukrainën, ende mungon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore