Shqipëria

Vendimi: Ndërmarrjet e miellit nuk kanë të drejtë të caktojnë çmimet e blerjes dhe shitjes


Autoriteti i Konkurrencës të enjten e 9 shtatorit ka nxjerrë vendimin se ndërmarrjet e miellit nuk kanë të drejtë të caktojnë çmimet e blerjes dhe shitjes.

Në vijim Autoriteti bëri me dije se ndërmarrjet do të vendosin çmimet në bashkëveprim me rekomandimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Përkatësisht në njoftimin zyrtar ndërmarrjet që kishin shkelur këtë vendim ishin Agro Blend Shpk, Miell Tirana Sha, Bloja Sha dhe Atlas Mills Shpk.

Këto ndërmarrje bashkërendonin sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal. Kjo sjellje binte në kushtet e zbatimit të nenit 3 pika 4, dhe nenin 4 pika 1 gërma a dhe b të ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Po ashtu vendimi theksonte faktin se këto ndërmarrje nuk duhet të kufizojnë dhe as të kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet.

Nga ana tjetër ka paralajmëruar dhe ka vendosur kushtin se këto ndërmarrje duhet të raportojnë çdo tre muaj pranë Autoritetit të Konkurrencës të dhënat mbi blerjet dhe shitjet. Këto të fundit në përmbushje të detyrimeve sipas pikave të lartpërmendura.

Ndërkohë, moszbatimi i këtyre pikave do të ketë penalitete dhe ndëshkimet përkatëse.

Këto ndërmarrje u vëzhgohuan për një periudhë 1-vjeçare. Pritet që Autoriteti të shprehet me një vendim tjetër mbi zbatimin e kushteve dhe detyrimeve të dhëna në bazë të vendimit nr. 700 të vititi 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore