Shqipëria

Veliu inspekton masat anti-covid në Vlorë, zero tolerancë për pronarët e lokaleve


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori Vendor i Policisë Vlorë Bledar Çeliku, mbrëmjen e 24 korrikut, ka inspektuar në Vlorë zbatimin e masave anti-covid.

Gjatë inspektimit, drejtori Veliu iu ka kërkuar drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, rritjen e efikasitetit të shërbimeve në terren, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, konflikteve, zhurmave e prishjes së qetësisë publike.

Gjithashtu ka biseduar me shërbimet në terren, duke i inkurajuar shërbimet policore të veprojnë në terren me zero tolerancë, për zhurmat, muzikën dhe respektimin e orarit të muzikës, orës policore dhe mbylljes së lokaleve, por ndaj çdo paligjshmërie e çfarëdolloj përmase qoftë ajo.

“Nuk është e vështirë as mbyllja e muzikës dhe as e lokaleve, në rast se ju veproni me zero tolerancë. Mos u ndalni nga asnjë telefonatë, zbatoni ligjin me një standard, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pronarët e lokaleve”, ka thënë ai.

Më pas, Veliu ka inspektuar lokalet përgjatë Lungomares dhe gjithë vijës bregdetare, ku është konstatuar respektim i orarit të ndalimit të muzikës në orën 23:00 dhe i mbylljes së lokaleve në 24:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore