Lajme

Vdes vajza 17 muajshe pasi sulmohet nga qeni i shtëpisë


Sulmi ndodhi në shtëpinë e familjes në zonën Blackbrook të Shën Helens

Një vajzë 17-muajshe ka vdekur pasi është sulmuar nga një qen në shtëpinë e saj.

Sulmi ndodhi në shtëpinë e familjes në Bidston Avenue në zonën Blackbrook të St Helens në Angli.

Bella-Rae Birch ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit rreth orës 15:50 të hënën, ka konfirmuar Policia e Merseyside.

Oficerët thanë se familja e saj “absolutisht e shkatërruar” e kishte blerë qenin vetëm një javë më parë.

Policia do të kryejë teste mbi kafshën, e cila u vra nga oficerët, për të parë nëse ishte një racë e paligjshme, si dhe do përpiqet të identifikojë pronarët e saj të mëparshëm.

Një fqinje e cila nuk donte të emërohej shpjegoi rastin duke i quajtur prindërit e fëmijës “histerikë”.

“Mamaja ishte në fushë në pjesën e përparme të shtëpisë duke qarë. Ajo ishte histerike”, është shprehur ajo.

“Zakonisht është shumë e qetë këtu dhe e sigurt për fëmijët, por kur dëgjon se diçka e tillë ka ndodhur është shumë shqetësuese”.

“Ne u larguam nga shkolla dhe dëgjuam britma. Unë vrapova duke u përpjekur të ndihmoja dhe fillova dhënien e ndihmës së shpejtë derisa mjekët morën kontrollin”, vazhdoi tutje.

“Nuk e pashë qenin, po fokusohesha vetëm për të ndihmuar fëmijën”.

Homazhet me lule janë lënë jashtë shtëpisë së familjes

Ndërkaq, Joanne Matthews tha se pa një ambulancë jashtë shtëpisë dhe më pas mbërritën rreth 10 automjete policie.

“I pashë që nxorën qenin jashtë. Nuk mund të dalloja se çfarë race ishte, por nga mbrapa dukej si një bull terrier Staffordshire ose pitbull”, tha ajo.

53 vjeçarja Matthews, tha se vogëlushja ishte “një vajzë e vogël e bukur”.

“Unë do ta shihja familjen në rastësi, vetëm për të përshëndetur, dhe ata ishin gjithmonë shumë të këndshëm”, tha ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore