Lajme

Vdes një 34-vjeçare në Prishtinë, rasti iniciohet si “Hetim mbi vdekjen”


Foto: Albanian Post.

Një 34 vjeçare është gjetur e vdekur në rrethana misterioze në Graçanicë, të enjten e 28 dhjetorit.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti po hetohet.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit”, ka thënë Ahmeti për AP.

Teksa ka sqaruar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Edhe nga prokuroria kanë deklaruar se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”.

Ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore