Sport

Vazhdon beteja ligjore, ultimatum për Aleksander Ceferin


Gjykata e Madrid-it i ka vënë ultimatum presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, për të tërhequr sanksionet ndaj klubeve krijuese të projektit të Superligës.

Gjykata kryesore e Madrid-it

Kujtojmë se në muajin prill, 12 skuadra u mblodhën për të krijuar një ligë të re të futbollit.

Ajo ligë quhej “Superliga Evropiane” dhe qëllimi i saj ishte ndryshimi i futbollit në tërësi.

Përkundër se projekti ishte shumë i madh dhe përfshiu 12 nga skuadrat më të mëdha në botë, ai “u shua” vetëm pas tre ditësh.

Arsyeja kryesore siç besohet, ishte presioni i madh me të cilin klubet u ballafaquan nga tifozët e tyre.

Përkundër zhbërjes së Superligës, UEFA nuk ndali sulmet e saj, dhe vuri sanksione për të gjitha skuadrat.

Mirëpo, nga brenda Superligës, forcat ligjore ishin të shumta, e tani krijuesit e kësaj lige, janë në luftë të hapur ligjore me UEFA-n dhe FIFA-n.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të vendosë shumë shpejtë për këtë çështje, dhe ekspertët ligjor anë e mbanë botës thonë që Superliga do ta fitojë këtë betejë.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Sot, një hap i madh u hodh drejt këtij vendimi, me një ndër gjykatat më legjitime evropiane, ajo e Madrid-it, që u hodh në veprim.

Ata i kanë japur presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, një ultimatum vetëm pesë ditor për t’i tërhequr sanksionet që ai u ka vënë ekipeve të Superligës.

Ceferin duhet që të dal me një komunikatë publike në uebsajtin e UEFA-s që klubet e Superliga janë liruar nga sanksionet, ndryshe ai do të ndiqet penalisht për mosbindje.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin

Nëse presidenti Ceferin e refuzon këtë kërkesë, atëherë UEFA do të marrë minus në pikët e tyre me Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, dhe vendimi pro Superligës pritet të jetë më i shpejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore