Lajme

Ushtrisë ruse u ka mbetur edhe tre ditë furnizime


Forcat ruse kanë vetëm tre ditë të tjera karburant, ushqim dhe municione për të kryer luftën pas një shkatërrimi në zinxhirët e tyre të furnizimit,. Kështu kanë pretenduar komandantët ushtarakë ukrainas.

Pretendimet për mungesa të mëdha u përshkruan si “të besueshme” nga zyrtarët perëndimorë, megjithëse ata thanë se nuk ishin në gjendje të vërtetonin analizën.

Raporti nga komanda e përgjithshme e forcave të armatosura ukrainase thuhej se ishte në përputhje me provat se përparimi rus kishte ngecur dhe se ata ishin rikthyer në përdorimin e sulmeve artilerie “të padiskutueshme dhe të dëmshme” ndaj civilëve.

“Ne mendojmë se forcat ruse kanë përdorur shumë materiale duke përfshirë kategori të veçanta armësh dhe kemi parë raporte të izoluara të njësive të veçanta të cilave u mungojnë furnizimet e një lloji apo tjetër”, tha zyrtari.

“Është në përputhje me një avancim i cili është ndalur. Dështimet në zinxhirin logjistik ka qenë një nga arsyet që ato nuk kanë qenë aq efektive sa shpresonin”.

Një zyrtar i Pentagonit shtoi se kishte probleme të vazhdueshme morale midis trupave ruse, me mungesë ushqimi dhe karburanti, si dhe ngrirje për shkak të mungesës së veshjeve adekuate.

“Ata po luftojnë në shumë fronte”, tha zyrtari amerikan.

Ushtria ukrainase tha se një problem i madh për përparimin rus ishte dështimi për të hedhur një tub karburanti në pjesën e përparme, megjithëse pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Kujtojmë që kjo është dita e 27-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, mbi 10 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 13 mijë.

Ndërsa nga shifrat vendase, rreth 2 mijë e 500 civilë mendohet se janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.

Ndërsa OKB-ja ka raportuar të paktën 816 njerëz të vrarë dhe 1 mijë e 333 të plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore