Lajme

Universiteti i Prishtinës hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj


Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka shpallur konkurs për pranimin e studentëve të rinjë për vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-2022.

“Të dashur maturantë, me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021/2022”.

Po ashtu Universiteti i Prishtinës gjatë vitit të parë të studimeve themelore, në afatin e parë të konkursit do të i regjistrojë 6 mijë 247 studentë të rregulltë.

Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

Edhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2021/2022.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2021/2022, do të regjistrojë 725 studentë të rregullt në studime baçelor.

Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar nga MASHT, Universiteti  “Kadri Zeka”, në Gjilan do të bëjë pranimin e 12 përqind të studentëve nga komuniteti jo-shumicë.

Për vonesën e mos hapjes së konkursit për pranimin e studentëve kishte reaguar edhe Universiteti “Kadri Zeka”, pasi kishte kërkuar që KSHC duhet ta rivlerësoi vendimin, sepse shkakton dëme të mëdha.

“Andaj, Konferenca e Rektorëve vlerëson se KSHC duhet ta rishikojë vendimin për vazhdimin e mbledhjes, në mënyrë që sa më parë të kryhet ky proces. Përndryshe, praktika e shtyrjes së marrjes së vendimeve për ri-akreditimin e programeve studimore nuk ka vetëm pasoja ‘teknike’, si rreziku i fillimit të vitit akademik më 1 tetor 2021, por edhe do të ndikojë në çorientimin e kandidatëve për studimet e larta”

Ndërsa, Bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) kishte vendosur që programet e pa akredituara të universiteteve publike dhe kolegjeve private të mos hapin konkurse për pranimin e studentëve të ri.

Kryetarja e Bordit të KSHC-së, Hasnije Ilazi, ka thënë për Albanian Post, se në proces të akreditimit janë 94 programe të universiteteve publike dhe kolegjeve private.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore