Lajme

Ulqini është gati për të festuar…2202-in?


Ndërrimi i vitit është një festë e gëzueshme në të gjithë globin dhe festohet nga të gjitha kulturat, në shumicën e rasteve, në të njëjtën kohë të vitit.

Ndërkohë që gjithë bota po kërkon të lërë pas makthin e pandemisë së COVID-19 me ndërrimin e radhës të viteve, 2021-shi përgatitet t’i lërë vendin 2022-shit.

Mirëpo, një qytet ballkanas, madje i shumëpopulluar me shqiptarë, duket se jeton në të ardhmen, pasi ata nuk po presin vitin 2022, por vitin 2202.

Bëhet fjalë pikërisht për Ulqinin, ku një element fetiv i ndërtuar keq, ka shkaktuar hilaritet në rrjet dhe ka bërë njerëzit të gajasen me postime të ndryshme.

Në dekorin e qytetit, bie në sy se viti i ndërtuar me drita, është ai 2202.

Kalimtarë të shumtë nuk kanë ngurruar ta fotografojnë dekorin bizar. Ndërsa, nga vetë bashkia dhe punonjësit, nuk dihet se si mund të kryhet një gabim i tillë.

Aq sa, në meme të ndryshme, shkruhej se shenja, mund të shihej se ishte gabim edhe nga avionët.

Ulqini gjithsesi vijon të mbetet një qytet i frekuentuar turistik, por ndoshta festat e fundvitit, nuk janë pika e tyre e fortë, sa sezoni veror!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore