Lajme

Ukrainasve po u dërgohen e-maile të rreme për një “plan evakuimi”


Mes sabotimeve në terren, janë regjistruar edhe tentativa për të sabotuar online sistemet ukrainase. Një prej tyre, përmes e-maileve “phishing”.

Qytetarët ukrainas kanë filluan të marrin e-maile që supozohej se ishin dërguar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) me plane evakuimi.

SBU-ja i ka përgënjeshtruar menjëherë këto direktiva si “të rreme”.

Forcat ruse, sipas tyre, po përpiqen të instalojnë software virusesh në kompjuterët e ukrainasve.

“Sot morëm informacion se armiku po u dërgon e-maile të tilla përdoruesve ukrainas. Ata pyeten për planet e evakuimit. Kështu, vendi agresor po përpiqet të instalojë software virusesh në kompjuterët ukrainas dhe të mbledhë informacione konfidenciale”, shkruhet në mesazhin e SBU-së.

Shërbimi vendas i Sigurisë ka kërkuar nga qytetarët që të mos i hapin e-mailet dhe të mos ndjekin lidhjet e treguara prej tyre.

“SBU nuk dërgoi asnjë mesazh! Informojmë qytetarët ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, përmbyllet reagimi zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore