Lajme

Ukraina ‘mirënjohëse’ ndaj partnerëve perëndimorë


Kryeministri i Ukrainës ka falënderuar aleatët perëndimorë pas vendimit të tyre për të hequr disa banka ruse nga sistemi ndërbankar Swift.

“Mirënjohës për të gjithë partnerët tanë me të cilët fola sot”, shkroi kryeministri Denys Shmyhal në median sociale Twitter.

Ai e përmbylli duke vlerësuar, “mbështetjen tuaj dhe ndihmën e vërtetë në këtë kohë të errët. Populli ukrainas nuk do ta harrojë kurrë këtë!”.

Lexo zhvillimet e plota të ditës së tretë KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore