Sport

UEFA pezullon procedurat disiplinore ndaj tre klubeve të Super Ligës


Organi më i lartë i futbollit në Europë, UEFA, ka deklaruar gjatë ditës së mërkurë se ka pezulluar përkohësisht procedurat disiplinore ndaj tre klubeve “rebele” të Super Ligës, Real Madrid-it, Barcelona-s dhe Juventus-it.

Organi i Pavarur i Apelit i UEFA-s mori vendimin në lidhje me klubet që janë ende pjesë e projektit “Super Liga” dhe sipas UEFA, besohet se kanë thyer ligjet e kësaj organizate.

UEFA vendosi të ndërpresë procedurat pas vendimit të një gjykate në Zvicër më 2 qershor, ku klubet kishin ngritur padi për mbrojtjen e tyre përballë UEFA.

Gjithsesi, në vazhdim pritet një hetim më i thelluar nëse janë shkelur ligjet apo jo nga ky projekt, por vendimi tashmë do të jenë në bazë të rregullave të Bashkimit Europian, mbi “Të Drejtat e Njeriut”.

Në proces pritet të marrin pjesë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Gjykatat e BE-së dhe Gjykata Federale e Zvicrës, përveç UEFA dhe tre klubeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore