“U shkarkua pa arsyetim”, raporti i “Freedom House” për largimin e Shemsi Hazirit, ish-shef i ekipit që udhëhiqte hetimet ndaj Berishajt e Krasniqit
Në raportin vjetor të vitit 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur shkarkimi i Shemsi Hazirit, ish-shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve, (ish Task Forcës kundër Korrupsion) brenda Policisë së Kosovës, ekipi që udhëhiqte hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, për çka kishte raportuar Albanian Post gjatë vitit të kaluar.
“Në korrik, shefi i Njësisë së Hetimeve të Policisë së Kosovës, Shemsi Haziri, ishte shkarkuar nga pozita përmes një njoftimi verbal pa arsyetim të detajuar për vendimin. Haziri ishte i njohur për udhëheqjen e hetimeve kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe kundër ish-shefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit, të dy të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në raport.
Sipas raportit, ky vendim për shkarkimin e Hazirit, u konsiderua si shkak për shqetësim, duke dërguar një sinjal negativ në opinion për angazhimin e Kosovës në luftimin e korrupsionit.
Po ashtu, në raport theksohet se beteja kundër korrupsionit mbetet një sfidë e madhe, derisa potencohet se edhe pse Kosova është në proces të hartimit të një strategjie të re kundër korrupsionit, progresi i saj është përballur me bllokada të shumta, ku kryeministri Albin Kurti e akuzon opozitën.
“Vetë Qeveria Kurti u përball me një skandal korrupsioni në vitin 2023 që përfshinte rezerva shtetërore të pallogaritura, të cilat janë ende nën hetim. Shqetësim ka ngjallur edhe largimi i shefit të Njësisë së Hetimeve më 8 korrik. Pavarësisht fushatës për një platformë anti-korrupsion, Qeveria Kurti ka demonstruar përparim të kufizuar në këtë çështje”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel