Aplikacione

Twitter në ndihmë të akademikëve


Platforma Twitter do të ofrojë mjete të reja në ndihmë të studiuesëve të cilët dëshirojnë të analizojnë të dhënat e rrjetit social në kuadër të larmisë së temave që përfshijnë pandeminë e coronavirus-it, dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes.

Sipas Cnet, faqe dedikuar të rejave teknologjike, për studiuesit e kualifikuar do të ofrohet akses pa pagesë në tweet-et publike më të vjetra se 1 javë. Gjithashtu, ata do të kenë mundësinë të sigurojnë një sasi më të lartë të të dhënave çdo muaj.

Twitter përmes kësaj lëvizjeje po përmirëson mënyrat se si studiuesit filtrojnë të dhënat në mënyrë që të marrin informacion të saktë prej llogarive publike. Cnet, shpjegon se karakteristika e re e aplikacionit është pjesë e versionit të ri të ndërfaqes së programimit i cili ka nisur që vitin e kaluar.

“Vendimi për të investuar në komunitetin kërkimor është i rrënjosur në njohjen e vlerës dhe ndikimit që ka puna e tyre në botë”, ka thënë Adam Tornes, menaxher produkti për zhvillimin e platformës Twitter.

Temat më të zakonshme të cilat kanë qenë në qendër të interesimit të kërkuesëve shkencor përfshijnë shqetësimet mbi pandeminë e coronavirus-it dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore