Lajme

Turqia kërkon të blejë 40 aeroplanë ushtarak nga SHBA-të


Turqia ka bërë kërkesa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të blerë 40 aeroplanë ushtarak 5-16, raporton Reuters.

Aleatët e NATO-s, Turqia, po kërkojnë të modernizojnë forcat ajrore me këto kërkesa, pasi blerja e F-35 dështoi.

Kjo marrëveshje duhet të aprovohet nga Departamenti i Shteti Amerikan, si dhe nga Kongresi, që po ashtu ka të drejtën e bllokimit të marrëveshjeve.

“Për shkak të korrektësisë, Departamenti nuk konfirmon dhe as nuk komenton mbi propozimin e shitjeve dhe transfereve derisa ato njoftohen formalisht nga Kongresi”, thotë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ambasada e Turqisë refuzoi t’iu përgjigjej këtyre komenteve.

Ankaraja kishte porositur mbi 100 aeroplanë të tipit F-35, por u përjashtua nga programi në vitin 2019, pasi bleu sisteme ruse me mbrojtje raketore.

Kërkesa e Turqisë pritet të kalojë kohë të vështirë për miratim nga Kongresi, me qëndrimet ndaj këtij shteti që janë ftohur thellësisht në vjetët e fundit.

Blerja e sistemit raketor rus nga Turqia bëri që Shtetet e Bashkuara t’i vendosnin sanksione këtij vendi.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Uashingtoni i futi në listën e zezë Drejtorinë e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, shefin e saj, Ismail Demir, dhe tre punëtorë të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore