Lajme

Turqia arreston disa të arratisur të FETO-s


Raportohet se tre anëtarë të arratisur të Organizatës Terroriste të Fetullah Gulen (FETO), në Turqi, u arrestuan gjatë ditës së mërkurë, më 3 mars. Dhe një anëtar tjetër i grupit terrorist u caktua me masën paraburgim.

Ekipet e policisë anti-terror kapën tre ish-oficerë policie. Atyre u ishte dhënë dënimi me burg, ku pas vendimit ata u arratisën. Sipas burimeve policia i gjeti ata të fshehur në qyetetin e Atakum-it, një provincë në Samsun, përgjatë bregdetit të Detit të Zi.

Të arratisurit, ishin ish-drejtori i sigurimit R.U., ish-shefi i policisë S.Y. dhe ish-oficeri i policisë R.D.. Ata ishin dënuar me nga gjashtë vite e 10 muaj burg secili, pasi ishin anëtarë të grupit të FETO-s.

Ndërsa në provincën veriperëndimore në Edirne, një toger pilot S.A., u arrestua në provincën jugperëndimore Aydin. Atij iu caktua masa me paraburgim.

Kujtojmë se FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fetullah Gulen, organizuan grushtin e shtetit në Truqi, më 15 korrik të vitit 2016. Gjatë kësaj, 251 njerëz u martirizuan dhe 2 mijë e 734 u plagosën.

Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes depërtimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore