Lajme

Turqi: Arrestohen 57 të dyshuar për lidhje me FETO-n


Të paktën 57 persona janë arrestuar të shtunën e tetë janarit për lidhje të dyshuara me Organizatën Terroriste Fetullah (FETO), grupi që qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi.

Sipas disa burimeve agjencisë së lajmeve turke Anadolu të dyshuarit u arrestuan në operacione të njëkohshme të kryera në 25 provinca pasi prokurorët në Stamboll kishin lëshuar urdhër arrest.

Të arrestuarit janë pensionistë, ushtarak të pushuar nga puna dhe mbi 50 ish-studentë të shkollës ushtarake.

Ata u zbuluan se thirreshin nga telefonat me pagesë ose linjat fikse të përdorura për komunikim brenda organizatës, thonë autoritetet turke.

Policia turke është duke kryer bastisje dhe duke hulumtuar për kapjen e edhe 16 të dyshuarve të tjerë të arratisur.

Gjatë operacionit policor thuhet se  janë konfiskuar një numër i madh dokumentesh organizative dhe materialesh digjitale.

FETO dhe lideri i saj me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Fetullah Gulen, sipas autoriteteve turke thuhet se organizuan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016.

Gjatë asaj nate humbën jetën 251 persona dhe  mbi 2 mijë e 734 të tjerë u plagosën.

Deri më tani janë arrestuar me dhjetëra mijëra të dyshuar për grusht shtetin dhe lidhjet e tyre me organizatën FETO.

Shumë nga të arrestuarit ishin ushtarak, policë, gjyqtar, profesorë, studentë dhe gazetarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore