Shqipëria

Turistët në rënie në Puglia, shumë zgjedhin Shqipërinë dhe Greqinë


Në korrik Puglia është përballur me numrin në rënie të turistëve, vërtetuar nga ekspertët në rreth 15-20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në Puglia mungojnë turistët e afërt, ata nga Campania dhe Lacio. Kurse në Salento ata nga Bari.

Kjo sepse, sipas të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, ata mund të kenë vendosur t’i kalojnë pushimet në Shqipëri, Greqi dhe Kroaci.

Arsyeja? Rritja e çmimeve dhe mungesa e shërbimeve adekuate.

Presidenti rajonal i Federalberghi, Francesco Caizzi, ka thënë se përqindja e turistëve që mungojnë është ajo e italianëve që i ka bërë gjithmonë të vendosin rekordin.

“Në terma absolutë, mungon rreth 15-20% e frekuentimit”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në përllogaritjen e frekuentimit, kontributi vendimtar i turizmit të afërt ka dështuar, pra vizitorët nga rajonet e afërta, para së gjithash nga Lacio dhe Kampania, por edhe ai i vetë pulianëve.

“E gjithë kjo lëvizje nuk është e papërfillshme dhe vlen rreth 30 për qind të totalit”, ka vijuar ai.

Por në mënyrë paradoksale, shkaku i uljes së frekuentimit në korrik është vapa e madhe.

“Nëse nga njëra anë ulja në qershor u përcaktua nga moti i keq, në korrik është për shkak të temperaturave shumë të larta, të paktën për sa i përket fundjavave”.

Por ka edhe probleme të tjera nga planifikimi deri te aftësia për të garantuar shërbime dhe për të sintetizuar organet rajonale dhe bashkiake.

Inflacioni, nga ana tjetër, duket se rëndon në rrëzimin e turizmit të afërsisë.

“Rritja e çmimeve e shkaktuar nga inflacioni është një nga arsyet që dekurajon turizmin nga rajonet e tjera”, thekson Caizzi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore