Lajme

Turistët në Bali do të paguajnë një taksë hyrëse prej 10 dollarësh


Turistët e huaj tani duhet të paguajnë një taksë prej 9,60 dollarë për të hyrë në Bali, një nga destinacionet turistike më të njohura në botë.

Autoritetet indoneziane ka bërë me dije se kjo ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe kulturës së ishullit.

Bali është i njohur për plazhet e tij të pacenuara dhe valët e sërfit, si dhe peizazhet e tij të bukura.

Të dhënat zyrtare tregojnë se thuajse 4.8 milionë turistë vizituan Balin midis janarit dhe nëntorit të vitit të kaluar.

Taksa turistike, e cila u shpall për herë të parë vitin e kaluar, hyn në fuqi nga e mërkura – Dita e Shën Valentinit.

Dhe zbatohet për turistët e huaj që hyjnë në provincë nga jashtë ose pjesë të tjera të vendit, me turistët vendas indonezianë të përjashtuar.

Sakaq, udhëtarëve u kërkohet të paguajnë para mbërritjes, përmes faqes së internetit Love Bali.

Turizmi kontribuoi rreth 60% në PBB-në vjetore të Balit para pandemisë.

Sipas byrosë së statistikave të provincës, Australia ishte kontribuuesi më i madh i turistëve të huaj në Bali në nëntor 2023 me më shumë se 100 mijë të ardhur.

Kjo u pasua me turistë nga India, Kina dhe Singapori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore