Bota

Turistët kanë frikë të shkojnë në Spanjë


Shteti i Spanjës ka pritur vetëm 19-të milionë turistë të huaj përgjatë vitit 2020-të, 77% më pak se në vitin 2019-të. Ky ritëm ka ardhur si pasojë e efektit të pandemisë së Covid-19, ndërkohë që ekonomia e vendit varet gjerësish nga turizmi. Sipas gazetës spanjolle “El Pas”, kjo nuk ndodhte që nga viti 1969.

Përqindja e vizitorëve nga shtetet e tjera

Në vitin 2019-të, 83.5 milionë turistë të huaj kishin vizituar Spanjës. Sipas të dhënave të publikuara, gjatë atij viti, Spanja ka qenë destinacioni i dytë më i preferuar turistik pas Francës.

Në 2020-ën, vit i shënuar për shkak të kufizimeve të ashpra të lëvizjeve në kuadër të frenimit të pandemisë. Populli francez përbën kontigjentin e parë të turistëve në Spanjë, me 3.8 milionë vizitorë, pavarësisht një rënieje prej 65% në vitin 2019-të, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INE).

Britanikët, tradicionalisht më të shumë në numër që vizitojnë Spanjën, kanë qenë vetëm 3.8 milionë, rreth 82% më pak se në 2019.

Në fund të korrikut, Britania e Madhe miratoi vendosjen e një karantine të detyrueshme për të gjithë vizitorët e rikthyer nga Spanja, duke shtyrë shumë shtetas britanikë të anulonin rezervimet e tyre.

Numri i gjermanëve u ul me 78%, ndërsa ai i skandinavëve 79%.

Katalonja mbetet rajoni më i vizituar me 3.8 milionë turistë, por kjo shifër është në rënie me 80% në raport me një vit më parë.

Mbërritjet ranë me 87% në ishujt Baleare, 77% në Andaluzi dhe 71% në ishujt Kanarie.

Spanja e mbylli vitin 2020-të me më shumë se gjysmë milionë të papunë, kryesisht në turizëm dhe hoteleri. Gjatë kësaj kohe ka 750 mijë persona me punësim të pjesshëm.

Globalisht, sektori turistik ka humbur 1 mijë e 300 miliardë dollarë në 2020-të, ndërkohë që mbërritjet e turistëve kanë rënë me 74% gjatë një viti në botë. Kjo sipas Organizatës Botërore të Turizmit (OBT).

Situata e Covid-19

Spanja është nën një shtetrrethim mbarëkombëtar deri në fillim të majit 2021. Njerëzit lejohen të dalin vetëm në atë periudhë për të shkuar në punë, për arsimim, për të blerë ilaçe ose për t’u kujdesur për të moshuarit ose fëmijët.

Shumë nga politikanët lokalë të Spanjës kanë qenë në tituj të lajmeve kohët e fundit. Kjo pasi një numër figurash publike kanë akuzuar për përdorimin të pozitës së tyre për t’u vaksinuar herët.

Gjatë muajit janar, Partia Socialiste (PSOE), ka deklaruar se po heton katër nga kryetarë e qyteteve të vogla në bregdetin mesdhetar dhe në Andaluzi. Disa kryetarë të tjerë të bashkive janë përballur me akuza të ngjashme. Disa kanë dhënë dorëheqjen. Manuel Villegas, Kreu Konservator i Kujdesit Shëndetësor në rajonin e Murcia-së, ka dhënë dorëheqjen. U bë e ditur që ai ishte vaksinuar më herët.

Në Spanjë, rasti i parë i konfirmuar, ishte një turist gjerman në ishujt Kanarie, në fund të janarit 2020.Ndikimi i shpërthimit të kësaj sëmundje ishte i tillë sa që preku edhe tregjet globale të aksioneve.

Bëjmë me dije se në Spanjë rastet totale të prekura nga Covid-19 arrijnë 2 milionë e 913 mijë e 389 dhe rastet totale të vdekjeve arrijnë në 60 mijë e 370.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore