Lajme

Trupat ruse hyjnë në Çernobil


Trupat ruse kanë hyrë në zonën e termocentralit bërthamor të Çernobil-it nga territori i Bjellorusisë.

Ky lajm bëhet i ditur nga këshilltari i kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko.

Gardistët vendas, sipas tij, u bënë rezistencë të ashpër pushtuesve.

“Gardistët kombëtarë që ruajnë depozitën e mbetjeve radioaktive të pasigurta po bëjnë rezistencë kokëfortë. Nëse depoja e mbetjeve bërthamore shkatërrohet si rezultat i goditjeve të artilerisë së pafe, atëherë pluhuri radioaktiv mund të mbulojë territoret e Ukrainës, Bjellorusisë dhe vendeve të BE-së”, thekson Geraschenko.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore