Lajme

Trump shpallet përgjegjës për sulm seksual nga gjykata amerikane


Një juri e New York-ut e shpalli përgjegjës ish-presidentin Donald Trump për sulm seksual ndaj shkrimtares E. Jean Carroll.

Lajmi u bë i ditur nga kompania “Bloomberg” dhe gazeta amerikane “The New York Times”.

Donald Trump u urdhërua të paguante 5 milionë dollarë pasi u shpall përgjegjës për abuzim seksual dhe shpifje.

Trupi gjykues i përbërë nga gjashtë burra dhe tre gra e zbuloi vendimin të martën në gjykatën federale të Manhatanit.

Carroll e kishte akuzuar Trump-in se e kishte përdhunuar në dhomën e zhveshjes së një dyqani në Avenue Fifth në vitet 1990.

Edhe pse më shumë se një duzinë gra e kanë akuzuar Trump për sjellje të pahijshme seksuale gjatë viteve, akuza që ai gjithmonë i ka mohuar, rasti i Carroll është pretendimi i parë i tillë që testohet me sukses përpara një jurie.

Vendimet unanime të jurisë erdhën pas tre orësh diskutimi.

Gjetjet e tij janë civile, jo penale, që do të thotë se Trump nuk është dënuar për asnjë krim dhe nuk përballet me burg.

Gjatë diskutimeve përfundimtare të hënën në gjyqin civil mbi akuzën e shkrimtares E. Jean Carroll se ish-presidenti e përdhunoi atë, një nga avokatët e saj u fokusua te fakti që Trump mungonte në sallën e gjyqit.

Trump nuk dëshmoi në emër të tij dhe as nuk u paraqit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore