Lajme

Tridhjetë arinj polarë jetojnë në një ndërtesë të braktisur


Një ndërtesë e braktisur, në ishullin Kolyuchin, në detin Chukchi të Rusisë, është bërë një strehë e sigurt për arinjtë polarë.

Fotografi i kafshëve të egra, Dmitry Kokh, gjatë kohës që ishte në një ekspeditë, gjeti rastësisht grabitqarët në stacion.

Kokh udhëtoi qëllimisht rreth 2 mijë kilometra përgjatë bregdetit arktik të Rusisë, për të kapur disa pamje të arinjve. Ata zakonisht qëndrojnë në kufijtë verilindorë të vendit.

Dy vite më parë, për shkak të kohës së keqe, Kokh dhe ekipi i tij u detyruan të strehoheshin në ishullin e braktisur.

Njëzet arinj, kryesisht meshkuj, u panë duke lëvizur brenda dhe rreth ndërtesave të braktisura, ndërsa femrat qëndronin më afër plazhit, në mbrojtje të këlyshëve të tyre.

I pajisur me një dron, Kokh ishte në gjendje të kapte foto një herë në jetë të kafshëve.

“Ishte shumë e rrezikshme të shkoje në këtë ishull, sepse kishte rreth 30 arinj polarë. Vendosa të përdorja një dron helikë me zhurmë të ulët”, tha fotografi.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës mund t’i ketë detyruar arinjtë polarë, të cilët renditen si “të kërcënuar”, në listën e specieve të rrezikuara.

Akulli i detit, nga i cili këta gjitarë gjigantë detarë varen për gjueti, mund të zhduket nga Arktiku deri në fund të shekullit.

Marrë nga “Euronews”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore