Jetesë & Stil

Trendi më i ri i flokëve për verën


Vera është duke përfunduar dhe ju me siguri e keni vënë re trendin e flokëve të këtij sezoni. Ndërkohë që dashamirësit e modës kanë ndjekur hap pas hapi ndryshimet në veshje e stil, madje edhe në aksesore, ne do t’ju njohim edhe me trendin më të ri të flokëve.

Bëhet fjalë për flokët e kapur në formë gërsheti. Një model shumë i thjeshtë dhe që përgatitet mjaft shpejt. Ju kursen kohë dhe ju dukeni të mrekullueshme. Këtë model flokësh mund ta keni gjatë gjithë ditës, nga herët në mëngjes në punë e deri te darkat e vonëta me miqtë.

E rëndësishme është që ky model të jetë i pastër, ndaj sugjerohet që të vendosni krem në flokë.

Kështu do të dalin tiparet e veçanta të fytyrës suaj dhe ju do të dukeni mjaft të kuruar. Ndërkohë për më të guximshmit, ju mund të vendosni aksesore nga më të thjeshtat deri te ato më ekstravagante.

Një model që ka pushtuar verën, dhe me siguri ju e keni provuar të paktën një herë pa e ditur se jeni duke ndjekur modën.

Ka shumë gjasa që ky model flokësh të vazhdojë të mbetet gjatë në modë, edhe pasi vera ka përfunduar. Ndërkohë që tani ndihmon në mbrojtjen e flokut nga rrezet e nxehta të diellit, në stinët e tjera me siguri do të jetë diçka e veçantë ende.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore