Shqipëria

Trefishohen rastet e reja – gjashtë fatalitete nga COVID-19 në Shqipëri


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar shifrat e fundit të COVID-19 duke bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë humbje jete dhe kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 98 pacientë, ku 17 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 366 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199 mijë e 883 që nga fillimi i epidemisë.

Kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 3 mijë e 207 qytetarë. Janë kryer mbi 1.46 milionë testime totale dhe 2 mijë e 241 ditore.   

Aktualisht janë 5 mijë e 262 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

MSHMS-ja u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për të gjithë qytetarët – +18 vjeç –  të cilët kanë kaluar gjashtë muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore