Lajme

Tre të arrestuar në Izrael për rrjedhje të informacionit të klasifikuar


Tre persona u arrestuan në Izrael për rrjedhje të dyshuar të informacionit të klasifikuar ushtarak në mediat sociale.

Lajmin e bënë të ditur agjencitë vendase, duke cituar zyrtarët e sigurisë izraelite.

Sipas një deklarate të përbashkët të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, agjencisë së sigurisë Shin Bet dhe Policisë së Izrael-it, dy civilë dhe një ushtar i rekrutuar janë në paraburgim që nga 24 maji.

Kjo, për postime në mediat sociale që me sa duket përmbanin informacione të klasifikuara.

Dy civilët u paditën të hënën në mëngjes në Gjykatën e Qarkut në Lod, ndërsa ushtari do të akuzohet në një gjykatë ushtarake.

Të dyshuarit u akuzuan se punonin së bashku për të lëshuar informacionin për të fituar besueshmëri ose popullaritet në internet.

Njëri nga të dyshuarit civil është ushtar i inteligjencës në rezervë dhe i dyti është i mitur.

I dyshuari civil i rritur u akuzua për marrjen, mbledhjen dhe mbajtjen e informacionit konfidencial, si dhe për vepra që lidhen me transferimin e informacionit të tillë konfidencial.

I mituri u akuzua në mënyrë të ngjashme për marrjen e informacionit konfidencial nga i dyshuari i rritur dhe ushtari, ndarjen e tyre me të njohurit dhe postimin e disa prej tyre publikisht.

Detaje të mëtejshme në lidhje me rastin u ndaluan të publikohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore