Lajme

Tre sulme në një ditë në SHBA, pesë të plagosur të tjerë në Louisiana


Pesë persona janë shtruar në spital pasi u qëlluan dhe plagosën në një sulm në Shreveport, Louisiana – i treti sulm i raportuar brenda 24 orëve të fundit në SHBA.

Me detaje ende të pa publikuara, autoritetet i kanë përshkruar plagosjet si “cenuese për jetën”. Një makinë Ford e bardhë është në kërkim pasi dyshohet se autori e ka përdorur atë për krimin.

SHBA-ja është përballur me një valë të vërtetë sulmesh me armë gjatë muajve të fundit. Të paktën shtatë të tillë kanë regjistruar të vdekur. Tetë persona u vranë vetëm të enjten e 15 prillit, në një filial të kompanisë FedEx.

Sulmet nuk kanë një lidhje të dukshme me njëri-tjetrin. Gjithsesi, shqetësim i madh jo vetëm në komunitet por edhe në strukturat shtetërore, është ngritur pas kësaj vale.

Një rishikim i ligjit mbi armët është ndërmarrë edhe nga presidenti Joe Biden, i cili ka vendosur disa kufizime në blerjen dhe përdorimin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore