Kosova

Tre persona të lënduar nga aksidenti në Malishevë


Ilustrim.

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në Malishevë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 12:00 në fshatin Banjë-Malishevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj për AP.

Policia e Kosovës, është duke vazhduar të qëndrojë në vendin e ngjajres.

Vetëm më 27 nëntor të 2023-ës, 42 aksidente ishin regjistruar për 24 orë, njëri kishte qenë me fatalitet.

Policia ka apeluar vazhdimisht për për kujdes në trafik.

23 persona kishin mbetur të vdekur si pasojë e aksidenteve në tre mujorin e parë të vitit 2023.

Në muajin prill, Policia e Kosovës kishte prezantuar raportin tre mujorin me statistikat analitike mbi gjendjen në trafikun rrugor në vend, ku u tha se për tre mujorin e parë të këtij viti, 23 persona kishin mbetur të vdekur në aksidentet që kishin ndodhur.

Në periudhën janar-mars të 2023-ës në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 1 mijë e 598 aksidente me lëndime, kurse personat që kanë pësuar lëndime janë gjithsej 3 mijë e 114, 127 më shumë se në tre mujorin e parë të 2022-ës.

Ndërsa sa i përket vitit 2024, policia akoma s’ka dalur me statistika.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore