Lajme

Tre muaj suspendim me 50% të pagës, ndaj kirurgut që sulmoi kolegun e tij në Spitalin e Gjilanit


Spitali i Gjilanit.

Për tre muaj me 50 për qind të pagës, është suspenduar kirurgu Luan Mustafa, i cili dyshohet se ka sulmuar kolegun e tij, kirurgun Arbër Morina.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar Drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

“Komisioni disiplinor, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ka marrë vendim për masë të përkohshme, suspendim nga puna për 3 muaj me 50% pagesë deri në vendimin e plotfuqishëm i cili do të merret pas shqyrtimit detal të rastit”, deklaroi Emini.

Policia e Kosovës, të martën ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë kirurgun Mustafa, nën dyshimin se sulmoi fizikisht kirurgun Arbër Morina.

Nga Policia, është thënë se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

“Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjisë është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndim të lehtë trupor dhe ka pranuar tretman mjekësor”.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe po hetohet nga stacioni policor në Gjilan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore