Lajme

Tre këmbësorë goditen nga vetura në Mitrovicë


Ilustrim.

Një veturë ka goditur tre këmbësorë në aksident trafikun i cili ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 14:00, në  rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë,  ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe tre (3) këmbësorëve . Si pasojë e aksidentit tre këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë  dërguar për trajtim  mjekësor”, ka thënë Zahiti për AP.

Ilustrim.

Ndryshe, hetuesit e njësitet të trafikut rajonal janë duke u merr me rastin.

Ndryshe, nga 29 prilli deri më 3 maj, në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Universitare të Kosovës, ndihmë mjekësore emergjente kanë pranuar 1 mijë e 90 pacientë.

117 raste janë që kanë marrë tretman mjekësor pas aksidenteve në trafik, po ashtu janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjikale, internistike dhe Mjekim Intensiv, 117 pacientë të cilët po vazhdojnë trajtimin mjekësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore