Sport

Tre gjigandët e Serie A në garë për shërbimet e Luis Muriel-it


Luis Muriel, nuk është i kënaqur me minutat që po i japin te Atalanta. Sulmuesi kolumbian pritet të largohet nga Bergamo në merkaton e janarit.

30-vjeçari ka spikatur te zikaltrit e udhëhequr nga Gian Piero Gasperini, por duelin për vendin e titullarit me bashkëkombasin e tij, Duvan Zapata, nuk ka arritur ta fitojë.

Sipas italianes “Calciomercato”, sulmuesi po kërkon një skuadër të re, ku mund të luajë vazhdimisht. Ai ka kontratë me Atalanta-n deri në verën e 2023 dhe çmimi i kartonit të tij sipas “Transfermarkt”-it është 30 milionë euro.

Sigurisht që në moshën 30-vjeçare do të jetë e vështirë që një klub të japë 30 milionë euro. Por, Atalanta mund të heqë dorë prej tij për një shifër rreth 20 milionë euro.

Tre skuadrat e mëdha italiane, Juventus-i, Milan-i dhe Inter-i janë në garë për të marrë shërbimet e lojtarit. Ai e njeh mirë kampionatin, pasi më herët është aktivizuar edhe me Udinese-n, Lecce-n, Sampdoria-n dhe Fiorentina-n.

Këtë sezon, sulmuesi i Kombëtares së Kolumbisë ka arritur 14 paraqitje me Atalanta-n, duke shënuar tre gola dhe dhuruar katër asiste. Muriel-i në total, ka vetëm 484 minuta, të shpërndara në 14 ndeshje, që do të thotë se ai nuk ka as gjashtë ndeshje të plota deri më tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore