Sport

Trajneri i Wolves kërkon që Traore të nënshkrujë kontratë të re


Trajneri i Wolves, Julen Lopetegui dëshiron që Adama Traore të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.

Traore, 26 vjeç, dukej se do të largohej 12 muaj më parë kur u huazua te Barcelona, por klubi katalanas vendosi të mos aktivizonte klauzolën për ta bërë lëvizjen e përhershme.

Anësori është gati të kalojë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij dhe mund të diskutojë një parakontratë me klube jashtë Anglisë që nga 1 janari.

“Ne kemi një konsideratë të madhe për Adamën dhe do të përpiqemi, natyrisht, që ai të vazhdojë këtu”, tha Lopetegui. “Por do të shohim. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por e di se angazhimi i tij me ne është i madh dhe kjo është kërkesa ime si trajner. Më pas, nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

“Më pëlqen Adama dhe lojtarët e tjerë të ekipit tim. Për mua, lojtarët më të mirë janë gjithmonë në ekipin tim, sepse ata do të jenë aktorët kryesorë për ndeshjet e ardhshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore