Shqipëria

Trafikim i drogës drejt Korfuzit/ Dy të arrestuar, një i shpallur në kërkim


Në Sarandë, policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Ishulli”, duke vënë në pranga dy persona dhe një tjetër të shpallur në kërkim pasi janë kapur me drogë në drejtim të Korfuzit.

Këta shtetas tentuan të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Korfuzit.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 6.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe automjeti me të cilin u transportua lënda narkotike drejt Ksamilit.

Të arrestuarit në flagrancë janë shtetasit me iniciale E. M., 21 vjeç dhe M. G., 18 vjeç.

Kurse në kërkim është shpallur shtetasi N. B.

Në bashkëpunim me njeri-tjetrin, ata kanë tentuar të trafikojnë drejt Korfuzit, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me një pedalon.

Sakaq, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të kryera në bashkëpunim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore