Familja

Tom Holland thotë se “është me fat që ka Zendayan në jetën e tij”


Aktori anglez, Tom Holland është shprehur si “shumë me fat” që ka në jetën e tij bashkëpunëtoren e tij në “Spider-Man”, këngëtaren dhe aktoren amerikane, Zendaya.

Holland, ka theksuar përvojat e të qenit person me reputacion, si një ekstra ndihmesë në marrëdhënien e tij me yllin e hitit “Replay”.

Në episodin e së hënës të podkast-it “Smartless”, aktori i ‘Spider-Man: No Way Home’, 27 vjeç, shpjegoi pse ai dhe Zendaya, 26 vjeçe, punojnë kaq mirë së bashku.

Sekreti pas marrëdhënies së tyre të veçantë është të kuptuarit e njëri-tjetrit, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Tom Holland dhe Zendaya.

“Jam me fat që kam dikë si Zendaya në jetën time”, tha Holland.

“Është interesante të jesh në një marrëdhënie romantike me dikë që është në të njëjtën barkë me ty. Ju mund të ndani përvojat tuaja dhe të gjitha ato gjëra dhe kjo vlen shumë”, ka shtuar ai.

Po ashtu, aktori muajin e kaluar pak me shaka ka thënë se ndonjëherë skenat e filmave, kanë ndikim që personazhet të bien në dashuri me njëri-tjetrin.

Ai madje pa hezituar fare, ka zbuluar se Zendaya ka qenë “simpatia e tij e fëmijërisë”.

Holland tha gjithashtu se çifti jo vetëm që preferojnë ta mbajnë private jetën e tyre personale, por janë edhe “dy njerëz shumë të zënë” me karrierën e tyre.

Zendaya dhe Tom Holland.

“Marrëdhënia jonë është diçka për të cilën ne jemi jashtëzakonisht mbrojtës dhe duam ta mbajmë sa më të shenjtë që të jetë e mundur. Ne nuk mendojmë se ia kemi borxh askujt dhënien e detajeve, është gjëja jonë dhe nuk ka të bëjë me karrierën tonë”, kishte thënë ai.

Tom Holland dhe Zendaya u takuan fillimisht në vitin 2016 gjatë audicionit të aktores për filmin e parë të Marvel-it për “Spider-Man”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore