Film

Tom Cruise dyshohet të jetë infektuar me COVID-19, ndërpriten xhirimet e “MI7”


Janë ndaluar xhirimet e “Mission Impossible 7”, pasi dyshohet se aktori i njohur, Tom Cruise ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

“Filmimi në “Mision Impossible 7” është në pritje përsëri për shkak të Coronavirusit. Dhe kësaj here, ata që punojnë për këtë prodhim kanë thënë se ata mendojnë se Tom mund të jetë shkaku i mundshëm i shtyrjes”.

“Tani njerëzit po spekulojnë se ai mund të ketë rënë në kontakt me personin që doli pozitiv. Po ashtu, njerëzit po thonë se edhe ai mund të jetë infektuar”, ka thënë një burim për “Metro”.

Por, aktori i famshëm, Tom Cruise, nuk ka bërë akoma asnjë reagim në lidhje me këtë çështje, teksa së fundmi ai i ka kthyer të gjitha çmimet e fituara në “Golden Globes”, si pasojë e disa problemeve me “Hollywood Foreign Press Association”.

Vendimin e mori pas polemikave të HFPA-së, organizata e cila qëndron pas “Globes”, e cila u akuzua për mungesë të diversitetit, në veçanti në raport me njerëzit me ngjyrë.

“Ne vazhdojmë të besojmë që HFPA ka nevojë për një reformim kuptimplotë. Gjithsesi, ndryshimi do të kërkojë punë dhe kohë, prandaj NBC nuk do ta transmetojë Golden Globes në 2022-in”, janë shprehur përfaqësuesit e NBC për mediat e huaja.

Ndryshe, vetëm disa javë më parë, të gjithë xhirimet u ndërprenë për arsye të njëjtë, pasi që nja nga anëtarët e ekipës teknike rezultoi pozitiv me Coronavirus.

Gjithsesi, filmimet pritet të rifillojnë muajin tjetër, pasi të përfundoj periudha 14 ditore e personave me COVID-19 nga kasti i filmit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore