Tokyo 2020

Tokio 2020, Franca mposht Poloninë dhe shkon në gjysmëfinalen e volejbollit


Franca ka mundur kampionen botërore në fuqi për volejboll për meshkuj Poloninë dhe ka kaluar në raundin gjysmëfinal në Tokio 2020.

Në gjysmëfinale tri kolorët do të përballen me Argjentinën e cila eleminoi Italinë më herët.

Në çerekfinalet e tjera, kampioni olimpik aktual, Brazili, mundi Japoninë, ndërsa Rusia mundin Kanadanë.

Gjysmëfinalet do të luhen ditën e enjte më 5 gusht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore