Sport

Tite: Nuk jemi favorit, por e kemi një plan për ta ndalur Messi-n


Trajneri i Brazilit, Tite, thotë që skuadra e tij nuk është favorite në finalen e Copa America-s përballë Argjentinës.

Brazili, që në kushte të pazakonta organizoi këtë turne të Copa America-s, arriti në finale me disa ndeshje shumë të mira.

Nga shumica, Brazili konsiderohen favorit sonte përballë Argjentinës, por kështu nuk mendon edhe tita.

Me Messi-n në formë, mundësitë e Argjentinës rriten shumë, por Tite beson që skuadra e tij mund ta mbajë numrin dhjetë nën kontrollë.

“Di si ta mbulojë atë, por nuk do ta them si”, tha Tite.

“Nëse Argjentina na tregon se si po planifikojnë që të mbulojnë Neymar-in, atëherë edhe në do të tregojmë planin tonë”.

Presidenti i Brazil-it, Jair Bolsonaro, tha që kombëetarja e tij do të fitoj 5-0 në finalen e madhe.

Por, Tite u kujdes që të zbuste këto zëra, duke thënë se skuadra e tij nuk është favorite.

“Nuk mund të parashikojë asgjë”.

“Nuk mund të them që Brazili janë më favorit”, tha Tite.

“90 minutat e finales do të tregojnë gjithçka, kush e meriton më shumë dhe kush është favorit”, përfundoi ai.

Me Messi-n dhe Neymar-in që do të startojnë nga fillimi, Tite thotë që nata e sontme do të jetë festë për gjithë kontinetin jugamerikan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore