Shqipëria

Thirrjet e Yuri Kim/PS: Nuk janë për ne


Endri Fuga, drejtor i Komunikimit i kryeministrit Rama u shpreh se mesazhi i ambasadores amerikane Yuri Kim, nuk është thirrje ndaj Partinë Socialiste.

“Nuk e lexojmë mesazhin e ambasadores Kim si një thirrje për PS e as marrim përsipër të flasim në emër të shumë partive të tjera, të cilat nuk janë prononcuar për rastin në fjalë”, u shpreh Fuga.

Fuga u shpreh se Kim e shprehu vetë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, se Tom Doshi anuk është aleat i Partisë Socialiste dhe as do të jetë pjesë e qeverise së re të Partisë Socialiste.

Ambasadora i bëri thirrje dje forcave politike, që të kundërshtonin publikisht rikandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet e 25 Prillit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore