Sport

Thirrje raciste ndaj portierit të Milan-it, ky i fundi reagon me një postim


Milan-i mposhti Cagliari-n në udhëtim me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e vlefshme të javës së 30-të në Serie A.

Realisht, ndeshja mund të kishte përfunduar me një rezultat më të thellë, duke pasur parasysh rastet e shumta të pashfrytëzuara nga kuqezinjtë.

Në fund të ndeshjes i erdhi radha edhe e portierit të Milan-it, Mike Maignan që të bëjë punën e tij, i cili bëri një ndërhyrje vendimtare për ta shpëtuar skuadrën e tij.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas hodhën gjësende në drejtim të portierit francez dhe ky i fundit vuri duart në vesh i drejtuar kah ultrasit e Cagliar-it.

Maignan së bashku me mbrojtësin Fikayo Tomori-n u bënë pastaj pjesë e thirrjeve raciste nga ana e tifozerisë vendase.

Tomori i sinjalizoi arbitrit se kishte qenë viktimë e thirrjeve raciste, më pas kishte një trazirë me protagonistë Joao Pedro-n dhe Zlatan Ibrahimovic-in.

Dhe, disa orë më vonë, portieri Maignan iu përgjigj në një farë mënyre tifozëve që bërën thirrje raciste ndaj tij, duke postuar një fotografi me majmun në profilin e tij në rrjetet sociale.

Thirrjet raciste janë shpeshtuar nga tifozeritë në Itali, andaj sipas asaj që raportojnë mediat italiane, pritet të merren masa ndaj tifozëve të Cagliar-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore