Muzikë

The Weeknd plotëson treshen e madhe të Coachella


Nuk ka më asnjë dyshim, artisti kanadez Abel Tesfaye, i njohur në art si The Weeknd, do të jetë performuesi i tretë i madh pas Harry Styles dhe Billie Eilish, i cili do të ngjitet në skenën e festivalit të madh në shkretëtirën e California-s, Coachella.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti nëpërmjet mediave të tija sociale, ku ka postuar edhe dy datat e ngjitjes së tij në skenë, 15 dhe 24 prill.

Praktikisht, ai do ta mbyllë festivalin, së bashku me grupin suedez Swedish House Mafia, me të cilët ka bashkëpunuar për hitet “Moth to a flame” dhe për një version të alternuar të këngës “Sacrifice”, pjesë e albumit të fundit të artistit kanadez, “Dawn FM”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Weeknd (@theweeknd)

The Weeknd gjithsesi nuk ishte përzgjedhja e parë. Vendimi për të ftuar atë, erdhi vetëm pas tërheqjes nga festivali të Kanye West dsa ditë më parë.

Kështu, pas katër vjetësh, Tesfaye do të ngjitet sërish në Coachella. Por, këtë herë, tërësisht i ridimensionuar dhe i sjellë ndryshe.

Vetëm një ditë më parë, artisti publikoi për dashamirësit e tij një videoklip të ri për këngën “Out of Time”, i cili ndjek vazhdën e gjithë narrativës së “Dawn FM”.

Nuk duhet harruar po ashtu se ai gjendet edhe shumë pranë nisjes së një turi botëror koncertesh, me gjysmën e parë, të cilën do të zhvillohet në SHBA dhe pjesa tjetër, në Evropë dhe vende të tjera.

Ashtu si edhe turi do të quhet “After Hours til’ Dawn”, edhe rrëfimi artistik në Coachella, pritet të jetë ai i përmbledhjes së dy albumeve të fundit të artistit, me fillim në “After Hours” e me mbyllje në “Dawn FM”.

Surprizat gjithsesi, mbi të gjitha nga ai, priten të jenë të shumta…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore