Lajme

‘The Guardian’ dhe ‘Observer’ anulojnë programin bamirës mes shpërthimit të Omicron-it


Programi vjetor për apelin bamirës të “The Guardian” dhe “Observer” është anuluar.

Masa është marrë për shkak të rritjes së rasteve të virusit të ri, Omicron dhe gjithashtu këshillave të dhëna nga qeveria për të punuar nga shtëpia.

Apeli i këtij viti është përqendruar në luftën për drejtësinë klimatike, tregon agjencia e lajmeve “The Guardian”.

Këtë, duke mbështetur katër bamirësi që luftojnë për të mbrojtur të drejtat dhe jetesën e komuniteteve të goditura nga ngjarjet ekstreme të motit të shkaktuara nga emergjenca klimatike.

Njoftimi vjetor me telefon, në të cilin lexuesit thërrasin për të folur me gazetarët e “The Guardian” dhe “Observer” teksa japin donacionet e tyre, shihet si një nga pikat kryesore të përpjekjes për mbledhjen e fondeve.

Tradicionalisht, ai zhvillohet në zyrat e “The Guardian”, me detajet e pagesës që duhen marrë në vend për arsye mbikëqyrjeje.

Këtë vit, lexuesit mund të ndihmojnë ende për të bërë një ndryshim për ata, jeta e të cilëve është ndërprerë rëndë nga kriza klimatike, duke dhuruar nëpërmjet faqes së internetit.

Që nga viti 2015, lexuesit e dy agjencive të lajmeve kanë mbledhur më pak se 10 milionë paund përmes apelimeve vjetore.

Katharine Viner, kryeredaktore e “The Guardian” ka thënë se “e shohim apelin si një qëllim, shenjë e angazhimit për një shoqëri më të drejtë, shfaqje solidariteti me viktimat e padrejtësisë klimatike dhe ovacion për ata që e luftojnë atë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore