Kosova

“The Economist”: Ballkani Perëndimor harrohet nëse Ukraina humb luftën


Albin Kurti

Ballkani Perëndimor do të mbetej në harresë nëse Ukraina humb luftën ndaj Rusisë, paralajmëron gjigandi britanik “The Economist” në një analizë të fundit, posaçërisht sa i përket kontekstit të procesit të anëtarësimit të kombeve të vogla ballkanike në Bashkimin Evropian (BE).

“Fitorja e Rusisë do të kishte efekt dobësues për Perëndimin, veçanërisht për Evropën: forma e BE-së do të ndryshonte, premtimi ndaj Ukrainës supozonte një fitore gjithëpërfshirëse. Ballkani Perëndimor, përpjekja e të cilit për t’u anëtarësuar u ringjall nga lufta, do të mbetej gjithashtu në harresë”, shkruan “The Economist” në analizën “Çka ndodh nëse humb Ukraina?”.

BE-ja ka shprehur mbështetje për “ëndrrën evropiane” të vendeve të Ballkanit Perëndimor qysh në vitin 2003, në një samit në Selanik të Greqisë. Por, vetëm Kroacia është anëtarësuar në BE në vitin 2013. Në këtë mënyrë, në procesin e zgjerimit ndodhen dhjetë vende aktualisht, përfshirë Ukrainën dhe Moldavinë nga viti 2022, nëntë prej të cilave kanë statusin e kandidatit.

Nga gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, të gjitha ose kanë statusin e kandidatit për anëtarësimin e ardhshëm në klubin eksluziv evropian, ose kanë nisur tashmë negociatat e pranimit. Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

“Një ngërç ekzistues mund të shkërmoqet në favor të pushtuesit, ose mund të rikthehet Donald Trump në pushtet në Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe t’i japë Rusisë fitoren në një pjatë argjendi. Edhe pse një Ukrainë e mundur është një perspektivë më pak e largët, ajo nuk është më pak e frikshme”.

E djathta radikale në BE kërcënon “ëndrrën evropiane” të Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore