Shqipëria

Tetori i zgjedhjeve të demokratëve…


1 tetori do e gjejë selinë blu në zgjedhje. Kësaj here jo për lider të Partisë Demokratike, por për lider të të rinjve demokratë.

Në garë janë gjashtë kandidatë dhe secili ka një vizion të tijin.

Mirëpo, siç çdokush e di, PD ka qenë jo pak e turbulluar, me deputetë të pozicionuar dhe të tjerë të ripozicionuar.

Besart Xhaferri, një nga kandidatët për të marrë drejtimin e FRPD-së, bën me dije për Albanian Post se në çdo takim të fushatës, të rinjtë janë prezentë me diskutimet e tyre dhe problematikat që ata përballen çdo ditë.

“Kam parë tek të rinjtë që janë te interesuar që të ndryshojë sa më parë situata politike në vend. Me atë se çfarë kam parë dhe diskutuar të rinjtë janë gati të angazhohen sërish për të dhënë kontributin e tyre në komunitet dhe më gjerë”.

Xhaferri thekson se tek të rinjtë “shoh potencial të madh për të ndihmuar në çdo sektor”.

Situata e krijuar prej kohësh në PD, siç duket nuk ka ndikuar në atë çfarë besojnë të rinjtë.

“Partia Demokratike është një dhe këtë gjë e dinë të rinjtë më mirë së kushdo tjetër. Në shtator të vitit kaluar ishin të rinjtë e FRPD-së të cilët firmosën pëticionin që dënonte vendimin e ish-kryetarit. Ska skepticizëm tek të rinjtë. Tek të rinjtë ka energji për të çuar përpara projekte të cilat do ta nxjerrin vendin nga humnera ku ka rënë”.

Kujtojmë se ish-kryedemokrati, Lulzim Basha njoftoi më 5 nëntor hapjen e garës për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, ku theksohet kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin.

Sipas tij, mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së pati mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën, për pasojë FRPD-ja duhet të shkojë në zgjedhje. Në krye të grupit të punës u vendos Oriela Nebiaj, e cila u kandidua nga Basha edhe si deputete në qarkun e Tiranës.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë. Këlliçi se kjo është një tentativë e tij për të uzurpuar FRPD-në, por kishin rënë dakord që zgjedhjet për pasuesin e tij, t’i bënin në një moment të dytë, kur situata brenda PD-së, të ishte më e qetë, referuar përplasjeve Basha-Berisha.

FRPD-ja e (pa)ndarë mes Bashës dhe Berishës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore