Lajme

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia-s dhe alarmi i sigurisë i 5 gushtit, të cilin e kemi zbuluar vetëm tani


“Ndërrime rraskapitëse 48-orëshe”.

“Reaktori numër 6, i cili të paktën në një rast ka hyrë në atë që quhet “modaliteti i funksionimit të ishullit” ‘islanding operation mode’” , një modalitet i jashtëzakonshme në të cilën centrali shkëputet nga të gjitha rrjetet elektrike dhe duhet të furnizojë vetë energjinë elektrike për sistemin e ftohjes së bërthamës.

“U futën në punë 17 nga 20 motorët e emergjencës me naftë, që janë skaji i fundit i sigurisë”. Në Fukushima ata hynë në punë, por më pas u fshinë nga cunami, duke shkaktuar katastrofën më të rëndë atomike civile që nga Çernobili.

“Dëmtimi i sistemit të karburantit të konsumuar radioaktiv”.

Është për t’u tmerruar kur lexohet raporti i AIEA-së, agjencia e Kombeve të Bashkuara, e cila, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm Rafael Grossi dhe nën syrin ekspert të zëvendësdrejtorit Massimo Aparo, publikoi dokumentin në lidhje me misionin e fundit në Zhaporizhzhia.

Në periudha të ndryshme, veçanërisht në datat 5-6 dhe 25-26 gusht, të gjitha “shtatë shtyllat” e sigurisë, sipas Grossi-t, ishin komprometuar. Të shtatë shtyllat konsiderohen të gjitha “të domosdoshme”. Kjo do të thotë se mjafton që vetëm njëri mos respektohej, do të ishte mjaftueshëm për të thënë se uzina ishte në një situatë rreziku.

Më 25 gusht hynë në punë 17 nga 20 motorët e emergjencës me naftë (i njëjti që shkaktoi katastrofën në Fukushima) për reaktorët 1 dhe 5.

Reaktori 6 pikërisht në atë moment ka hyrë në modalitetin “ishull”. Pra që do të thotë mbështetej vetëm në vetvete në atë moment, sikur të ishte në det të hapur pa asnjë mundësi tjetër ndërhyrje shtesë.

Rezultonin në fakt të shkëputur të katër rrjetet elektrike që normalisht mund të ofrojnë energji për ftohje si dhe sistemi termik që funksionon si një rezervë shtesë sigurie e panelit të kontrollit.

Por momenti më i keq ka ndodhur në datat 5-6 gusht. Për Zaporizhzhinë ishte një moment dramatik. Një raketë dëmtoi depon e karburantit bërthamor të varfëruar, duke përfshirë edhe çatinë. Kablloja e komunikimit që drejtonte gjithashtu sistemin e kontrollit të rrezatimit nuk funksiononte. Personeli teknik ishte bllokuar nga ushtria ruse dhe “Uzina vazhdoi të kishte disponueshmëri të kufizuar të energjisë së jashtme”, thuhet në raportin e AIEA.

Këtu është kronologjia e të gjitha dëmeve të pësuara në termocentralin e  Zaporizhzhia-s, i cili me gjashtë reaktorë VVER-1000 (një teknologji që pason atë të Çernobilit), është centrali bërthamor më i madh në Evropë.

Lista është nxjerrë nga dosja e AIEA-s.

“Dëmtimi i transformatorit të njësisë së reaktorit 6  më 4 mars. Riparuar më vonë”.

“Pajisjet ushtarake ruse në dhomën e turbinave të reaktorëve 1 dhe 2, me personel të armatosur në prill”.

“Raketat në zonën e stacionit të Azotit-Oksigjen më 5 gusht”.

“Raketa me dëmtim të rrjetit të jashtëm 750 Kv dhe me mbyllje të transformatorit të termocentralit”. “Dëmtimi i sistemit të karburantit radioaktiv të harxhuar dhe i rrjetit të komunikimit të lidhur me sensorët për të matur rrezatimin, më 5 gusht”.

“Dëmtimi i stacionit të zjarrfikësve më 11 gusht”.

“Dëmtimi i ndërtesës speciale që përmban lëndë djegëse bërthamore dhe mbetje të ngurta radioaktive  më 3 shtator”.

“Stafi i kontrollit të uzinës u zvogëlua me 40 për qind”.

“Dëmtime të transformatorëve të sistemit termoelektrik aty pranë i cili duhet të funksionojë si rezervë”.

Sipas AIEA-së, uzina ka naftë për sistemet e emergjencës vetëm për 10 ditë (2250 ton naftë). Më 2 shtator, sistemi për zbulimin e derdhjes radioaktive ishte jashtë funksionit për 24 orë.

Kjo është hera e parë që një central bërthamor civil është në qendër të një lufte. Impiantet nuk janë të dizajnuara për një skenar lufte.

Marrë nga Corriere della Sera, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore