Shqipëria

Tentoi të vriste pronarin e hotelit, cila është e shkuara e këngëtarit Vinz?


Ervin Selita, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi u konfliktua me recepsionistin e një hoteli dhe tentoi të vriste pronarin, është reperi i njohur me emrin e artit Vinz.

30-vjeçari është pjesë e grupit shqiptar në Londër “Hellbanianz”, që kontrollojnë tregun e kokainës atje. Ai është me origjinë nga Bulqiza, dhe jeton prej vitesh në Angli.

Karrierën e tij si reper e nisi në bashkëpunim me shqiptarë dhe reper të huaj.

Në repertorin e tij ai numëron një sërë këngësh, por pavarësisht kësaj ai rezulton si një person me precedentë penal.

Vinz është arrestuar dhe një herë tjetër, rreth dy vite më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore