Sport

Ten Hag: Nuk e inkuadrova Ronaldo-n, për shkak të respektit për karrierën e tij


Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, e la Cristiano Ronaldo-n në stol gjatë humbjes 6-3 ndaj Manchester City-t për shkak të “respektit” për sulmuesin, tha ai.

Ronaldo ishte një zëvendësues i papërdorur në Etihad Stadium, pavarësisht se United e gjeti veten duke humbur 4-0 në pjesën e parë.

Victor Lindelof, Anthony Martial, Fred, Casemiro dhe Luke Shaë të gjithë u inkuadruan nga pankina përpara Ronaldo-s, me Ten Hag që këmbënguli më pas se 37-vjeçari nuk e meritonte t’i nënshtrohej poshtërimit nga kampionët e Pep Guardiolës.

“Unë nuk do ta fusja atë nga respekti për Cristianon, për karrierën e tij të madhe”, tha Ten Hag. “Gjëja tjetër ishte avantazhi që mund të sillja në lojën e Anthony Martial. Atij i duhen minutat, por nuk dua ta theksoj kështu”.

Kujtojmë se Martial arriti të shënonte dy gola, gjatë kohës që u inkuadrua në pjesën e dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore