Sport

Ten Hag mendon se Weghorst ka të ardhme në Manchester: Ai po kontribuon për këtë ekip


Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka folur për mundësinë që Wout Weghorst të mbetet në klub pas fundit të sezonit.

Weghorst, 30 vjeç, iu bashkua United-it si huazim nga Burnley në janar pasi periudha e tij e mëparshme gjatë sezonit te Besiktas u ndërpre për të mundësuar marrëveshjen.

Pavarësisht faktit se sulmuesi holandez ka shënuar vetëm dy herë në 18 paraqitje, Ten Hag thotë se ai ka një të ardhme të mundshme në klub.

“Sigurisht [ai mund të qëndrojë]”, u tha Ten Hag gazetarëve përpara ndeshjes të së dielës kundër Newcastle. “Mendoj se ai po bën shumë elementë shumë mirë.

“Ai është duke bërë një punë vërtet të mirë për ne. Ai është lider i presionit tonë dhe lidhet shumë mirë. Ai bën lëvizje të mira dhe u hap hapësirë të tjerëve dhe është i mirë në skema. Ai me të vërtetë po kontribuon për këtë ekip”, përfundoi Ten Hag.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore