Lajme

Teixeira del në gjyq menjëherë, pas nxjerrjes së informacionit sekret amerikan


Një rezervist i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së do të paraqitet në gjykatë të premten në Boston, Massachusetts, i akuzuar në lidhje me një rrjedhje të inteligjencës së klasifikuar ushtarake amerikane për luftën në Ukrainë.

Jack Teixeira, 21 vjeç, u arrestua nga FBI në shtëpinë e tij familjare në Dighton, Massachusetts, të enjten.

I veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë, ai u largua, ndërsa helikopterët e lajmeve fluturonin.

“Aviatori” Teixeira është identifikuar si drejtuesi i një grupi chat në internet, në platformën Discord, ku dokumentet u shfaqën për herë të parë.

Ai akuzohet për nxjerrje dhe transmetim të paautorizuar të informacionit të klasifikuar.

Rrjedhjet zbuluan vlerësimet e SHBA-së për luftën në Ukrainë, si dhe sekrete të ndjeshme për aleatët amerikanë, duke vënë në siklet Uashingtonin dhe duke paraqitur rreziqe për sigurinë kombëtare.

Kush është spiuni i dokumenteve të vjedhura nga SHBA me emrin e koduar “OG”

Jack Teixeira, 21 vjeç, i njohur në internet me akronimin “OG”, që nënkupton Gangster origjinal, është një rezervist inteligjence i Gardës Kombëtare të Massachusetts (ata janë ushtarë me kohë të pjesshme, të pranishëm në çdo shtet).

Ai ishte gjithashtu administratori dhe drejtuesi i një grupi të vogël online prej rreth 25 personash, shumë prej tyre të mitur “të bashkuar nga dashuria për armët, pajisjet ushtarake dhe Zotin”, i lindur në vitin 2020 në platformën Discord.

Teixeira kohët e fundit kishte filluar të punonte gjatë netëve në bazën ushtarake Cape Cod në Massachusetts, sipas fjalëve të nënës së tij për gazetarët e New York Times që u shfaqën para shtëpisë së saj, përpara se të kuptonin peshën e situatës.

OG u kishte thënë miqve të tij që kalonte një pjesë të ditës brenda një objekti ku telefonat celularë dhe pajisjet e tjera elektronike ishin të ndaluara dhe që kishte shënuar informacionin që ai ndante me ta për muaj të tërë përpara se të fillonte të shpërndante fotot.

Grupi, i quajtur “Thug Shaker Central”, ishte i aksesushëm vetëm me ftesë.

Ishte një strehë për adoleshentët që e kishin gjetur veten brenda mureve të mbyllur gjatë pandemisë.

Kishin vendosur të ndihmonin njëri-tjetrin edhe në kohë depresioni.

Ishin rreth njëzet të tillë, me pikëpamje konservatore; jo veçanërisht të interesuar për gjeopolitikën, të cilëve ju pëlqenin të postonin fyerje dhe meme raciste.

Kalonin kohën duke parë filma dhe luteshin së bashku.

Por OG gjithashtu i informonte ata për çështjet aktuale dhe operacionet e supozuara të fshehta të qeverisë.

Dy anëtarë të grupit, njëri prej tyre i mitur, të intervistuar nga Washington Post dhe New York Times, si dhe nga faqja investigative Bellingcat, këmbëngulin se “OG” nuk punon për spiunazh të huaj.

“Ai ishte i krishterë, kundër luftës dhe thjesht donte të mbante të informuar miqtë e tij”, të cilët mbeteshin të shtangur nga aftësia e tij pothuajse profetike për të parashikuar lajmet dhe titujt e gazetave.

“Dhoma” e serverit ku ai publikoi dokumentet e klasifikuara quhej “ariu-vs-derrit” (ariu kundrejt derrit), duke iu referuar rusëve dhe ukrainasve, gjë që donte të tregonte se ai nuk ishte në anën e asnjërit prej tyre në luftë.

Shpesh fliste për “ndërhyrjen” e qeverisë amerikane dhe tha se inteligjenca i mban qytetarët në errësirë ​​për gjithçka, përfshirë “të vërtetat e tmerrshme”.

Për shembull, ai tha se qeveria e dinte se një supremacist i bardhë do të vriste 10 klientë me ngjyrë në një supermarket në Buffalo përpara se të ndodhte në maj 2022, por e lejon të kryhet për të marrë më shumë fonde federale.

Në një video të parë nga Washington Post, OG shfaqet në një poligon qitjeje, i veshur me syze dhe mbulesa veshësh teksa qëllon me një pushkë të madhe ndërsa bërtet me sharje racore dhe antisemite.

“Rrjedhja” duket ka filluar vitin e kaluar.  Dokumentet mund të jenë 300 deri ndoshta 500.

Gjatë gjithë dimrit, sipas shokëve të tij, OG i publikonte çdo javë: në fillim ato ishin transkriptime të dosjeve që ai shikonte.

Kishte zakon të përkthente përmbajtjen nga zhargoni, duke shpjeguar për shembull se “NOFORN” do të thotë se ato nuk duhet të ndahen me të huajt.

Megjithatë ai e dinte se kishte të huaj – duke përfshirë rusë dhe ukrainas – në atë grup: dhe ata ishin më të interesuarit.

Në fund të vitit, i inatosur që shumë të rinj “studentë” nuk i kushtonin rëndësi postimeve të tij të gjata, ai filloi të publikonte fotot drejtpërdrejt, më me ndikim, por që nënkuptonte edhe më shumë rreziqe.

Fjala vjen shiheshin objekte nga dhoma e tij në margjina si shtrati, një tastierë e kuqe, ngjitës, një prerëse thonjsh.

Vetëm më 5 prill, pasi një nga adoleshentët në grup postoi disa nga ato dokumente në një server tjetër Discord dhe më pas ato u publikuan në Telegram dhe Twitter, gazetarët i vunë re.

Në atë kohë OG dukej “shumë nervoz”, thonë shokët.

“Kishte ndodhur diçka për të cilën ai i ishte  lutur Zotit që të mos ndodhte”.

Pak ditë më parë ndryshoi numrin. “Thug Shaker” u mbyll nga Discord (pasi platforma bashkëpunoi me hetimin).

OG hapi një server tjetër dhe në mesazhin e fundit kërkoi “të mbajë një profil të ulët dhe të fshijë çdo informacion që të çonte tek ai”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore